Dy raketa ranë sot në një zonë rurale pranë bazës ajrore ushtarake Irakiane në veri të Bagdadit, ku janë vendosur disa ushtarë amerikanë.
Rezultatet e para të hetimit treguan se shënjestra e sulmit me raketa ishte në të vërtetë baza ajrore Balad e vendosur në veri të Bagdadit, por raketat ranë në juglindje të shënjestrës dhe goditën zonën e fshatit al-Bu Asi.
Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por zyrtarët irakianë të sigurisë thonë se disa grupe të armatosura pro-iraniane kanë sulmuar rregullisht pozicionet ushtarake të SHBA-së, duke përfshirë ato jo shumë larg ambasadës amerikane në Bagdad.