“Pista në aeroportin në Odessa u shkatërrua. Falë Zotit nuk u lëndua. Masat kundër sabotazhit po kryhen në rajon,” tha guvernatori i rajonit në një postim video.
Forcat ruse kryen një sulm me raketa në aeroportin në Odessa, ku u dëmtua pista, e cila tashmë është e papërdorshme, njoftoi mbrëmë ushtria ukrainase.
Guvernatori rajonal i Odessa, Maxim Marchenko, pretendon se Rusia përdori raketën Bastion, të cilën e lëshoi nga Krimea./FolDrejt/