Një burrë plagosi me thikë katër persona në Auckland të Zelandës së Re.
Policia tha se sulmuesi u ndalua nga persona që ndodheshin aty pranëm shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Kryeinspektorja e policisë, Naila Hassan tha se i dyshuari ishte ndaluar dhe viktimat ishin të gjinive, etnive dhe moshave të ndryshme.
Ajo shtoi se nuk ka indikacione se ishte një sulm urrejtjeje.
Hassan shtoi se kalimtarët e kanë rrethuar sulmuesin dhe një person e ka goditur me paterica./FolDrejt/