Një sulm me thikë është raportuar në polici, me ç’rast ka mbetur i plagosur një person i mitur.
Rasti ka ndodhur dje, rreth orës 15:15, në Podujevë, transmeton Fol Drejt.
Në raportin 24 orësh të policisë, bëhet e ditur se viktima mashkull, i moshës së mitur, është sulmuar me thikë nga tre persona, gjithashtu të mitur.
Tutje bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, ndërkohë tre personat e dyshuar janë arrestuar.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./FolDrejt/