Një sulm me thikë ka tronditur Gjermaninë jugore ditën e djeshme.
Një burrë ka sulmuar me thikë dy persona, ndërsa dyshohet se ngjarja ndodhi si pasojë e një akti terrorist.
Autori, rreth të 30-tave, sulmoi kalimtarët me thikë pranë stacionit të autobusit në Ansbach, një komunitet bavarez jo shumë larg Nurembergut, tha policia lokale në një deklaratë.
Sakaq mësohet se policia qëlloi për vdekje autorin, i cili refuzoi të dorëzohej para autoriteteve policore.
Mediet lokale raportojnë se dy të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën. Sipas dëshmitarëve okularë, “autori bërtiste Allahu Ekbar” në mënyrë të përsëritur gjatë sulmit”, sqaroi policia./abcnews.al/