Sipas raportit policor 24 orësh, ka ndodhur një sulm me thikë në Prishtinë.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti me mjet të mprehtë (thikë) e kishte sulmuar viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur rreth orës 21:30.
Nga sulmi viktima është lënduar rëndë, me ç’rast është detyruar që të pranojë tretman mjekësor.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje./FolDrejt/