Një sulm me makinë ka ndodhur në një zonë këmbësorësh në Trier, Gjermani.
Siç shkruan Bild, të paktën pesë qytetarë kanë humbur jetën, ndërsa të paktën 15 të tjerë janë të plagosur. Mes të vrarëve është edhe një foshnje nëntë muaj, kurse viktimat tjera janë një 25 vjeçare, një 45 vjeçar, si dhe një 73 vjeçar.
Nga të dhënat e para mësohet se shoferi i makinës është arrestuar nga policia dhe bëhet fjalë për një 51 vjeçar gjerman nga rajoni i sulmit.
Kreu i zyrës së shtypit të policisë në Trier, Uwe Konz tha se: ‘Makina u fut në zonën e këmbësorëve, disa njerëz u plagosën. Mjekët janë aktualisht në vend. Nuk mund të themi asgjë nëse është një sulm terrorist apo diçka e ngjashme’.
Prapaskenat e sulmit mbeten të paqarta./Foldrejt.com