Një mjek është sulmuar në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK, me ç’rast është arrestuar i dyshuari.
Policia njofton se rasti ka ndodhur derisa mjeku ishte në orar të punës, transmeton Fol Drejt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte kanosur ankuesin mashkull kosovar mjek në klinikën e lartcekur deri sa ai ka qenë në orar te punës”, thuhet në raport.
Tutje, policia bën të ditur se pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./FolDrejt/