Sipas zyrtarëve egjiptianë dhe burimeve mjekësore, të paktën katër persona janë vrarë dhe 12 të tjerë janë plagosur në një sulm në një postbllok policie në qytetin Ismailia të Kanalit të Suezit, njofton Al Jazeera.
Të vdekurit përfshinin tre oficerë policie dhe një person ende të paidentifikuar, tregoi një dokument spitalor i marrë nga agjencia e lajmeve Associated Press.
Shumica e të plagosurve janë rekrutë dhe janë dërguar në spital, sipas dokumentit.
Sulmi ndodhi të premten pasdite në anën perëndimore të kanalit të Suezit, sipas zyrtarëve të sigurisë, të cilët folën për AP në kushte anonimiteti, sepse nuk ishin të autorizuar të informonin mediat. Zyra për media e provincës Ismailia e përshkroi sulmin si një sulm “terrorist”./FolDrejt/