Një shkollë dhe një depo nafte shpërthyen në flakë për shkak të bombardimeve ruse në Sievierdonetsk, në rajonin e Luhanskut.
Kështu deklaroi kreu i administratës ushtarake të Luhanskut, Serhiy Haidai, sipas la repubblica.
Sipas tij, “rusët po sulmojnë me të gjitha llojet e armëve” ndërsa rrugët janë mbushur me kufoma. Forcat ruse sulmuan gjithashtu edhe nëntë ndërtesa banimi në Lysychansk, pesë në Sievierdonetsk dhe një në Rubizhne. Gjithashtu, janë dëmtuar edhe disa shtëpi dhe një shkollë.
Sipas informacioneve, dy persona kanë humbur jetën dhe dy fëmijë janë në gjendje të rëndë./FolDrejt/