Një sulm brutal ka ndodhur në një stacion metroje në Bruklin të Nju Jorkut. Sipas të dhënave të para, të paktën 5 persona janë qëlluar nga një burrë i paidentifikuar.
New York Times shkruan se sulmi ndodhi në rrugën 36 në “Sunset Park”, transmeton Fol Drejt.
“Disa njerëz u qëlluan në platformën e një stacioni të metrosë në Bruklin, ndërsa nxitonin për në punët e tyre, gjatë mëngjesit të së martës”, thanë zyrtarët. Një episod i dhunshëm që rriti frikën për sigurinë publike.
Sipas raporteve të para, besohet se pesë persona u qëlluan , ndërsa sulmuesi besohet ta ketë përdorur tymin dhe gazin lotsjellës, për t’iu shpëtuar autoriteteve. /FolDrejt/