Në qytetin rus të Bryansk, ka pasur të shtëna në një shkollë në të cilën mbetën të plagosur tre nxënës, ndërsa nxënësi që kreu sulmin u vetëvra.
“Sipas informacioneve paraprake, nxënësi ka sjellë një armë zjarri në shkollë dhe ka qëlluar disa të shtëna, pas së cilës kanë mbetur të plagosur tre persona. Vajza që ka kryer sulmin është vetëvrarë”, tha policia ruse, duke shtuar se po hetohen motivet dhe rrethanat e ngjarjes.
Aktualisht policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa shërbimet operative më herët njoftuan se vajza ishte nxënëse e klasës së tetë dhe se në të shtënat kishte përdorur armën e të babait.