Të paktën 51 ushtarë të Burkina Fasos u vranë në incidentin e fundit të raportuar në rajonin verior të vendit të Afrikës Perëndimore që është bërë objektiv i sulmeve xhihadiste, njoftoi sot ushtria.
Ushtarët e Burkina Fasos u vranë kur njësia e tyre u zu në pritë të premten, raportoi Reuters.
Numri i vdekjeve të raportuara fillimisht prej tetë u rishikua pasi u gjetën 43 trupa të tjerë, sipas deklaratës./FolDrejt/