Autoritetet e Iranit njoftuan sot se është kryer një sulm me dronë në një objekt ushtarak, i cili ndodhet rreth 400 kilometra larg Teheranit.
“Shpërthimi ndodhi në një nga qendrat ushtarake të lidhura me Ministrinë e Mbrojtjes”, tha nënkryetari i sigurisë së provincës Isfahan, Mohamad Reza Jan-Nesari, raporton agjencia shtetërore e lajmeve IRNA.
Ai tha se shpërthimi ka lënë disa dëme, por nuk ka pasur viktima, transmeton Fol Drejt.