Një rast i cilësuar si sulm seksual është raportuar në Gjakovë, ku më pas është identifikuar i dyshuari dhe është arrestuar.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari i panjohur. Pas një pune operative-hetimore nga njësia e hetimeve të Stacionit Policor Gjakovë është arritur të identifikohet i dyshuari i cili është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, transmeton Fol Drejt.