Në Lipjan janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj lidhur me një rast të një sulmi seksual, raporton policia.
“Lidhur me rastin, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri i mitur) dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit njëri është dërguar në mbajtje, ndërsa i mituri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.