Një rast i cilësuar si “Sulm seksual” është raportuar në Podujevë.
Atje viktima femër ka raportuar se një i afërm i bashkëshortit e ka keqtrajtuar seksualisht në kohën sa burri i saj nuk ka qenë në shtëpi.
“Me 17.06.2023 viktima femër kosovare ka raportuar se derisa bashkëshorti i saj nuk ka qenë në shtëpi, në vazhdimësi është keqtrajtuar seksualisht nga (një i afërm i bashkëshortit) i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet nga policia, transmeton Fol Drejt.