Një rast i cilësuar si “Sulm seksual/Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi” raportohet se ka ndodhur në Prishtinë.
Aty një vajzë e mitur është ngacmuar seksualisht nga dy të mitur, si dhe është filmuar me telefon pa qenë e vetëdijshme ajo.
“Më 08.05.2023 është raportuar rasti se një femër e mitur ka deklaruar se ka qenë e ngacmuar seksualisht nga dy të mitur. Po ashtu viktima ka deklaruar se njëri nga të dyshuarit e ka filmuar me telefon derisa ajo nuk ishte e vetëdijshme. Viktima është intervistuar në prezencë të prindërve dhe zyrtarit nga QPS. Me vendim të prokurorit një i dyshuar kosovar (i mitur) është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, njofton policia, transmeton Fol Drejt.