Një masakër e vërtetë ka ndodhur në qytetin kufitar El Paso të Teksasit, ku një person i dyshuar për racist ka vrarë 20 persona dhe 26 tjerë ka plagosur, shkruan foldrejt.com.
Në të njëjtën ditë, një person tjetër ka qëlluar për vdekje nëntë persona në Dayton të Ohajos.
Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i shtetit shkruan se shqiptarët solidarizohen me kombin amerikan.
“Shumë i trishtuar dhe i tronditur nga humbjet e jetëve të pafajshme në ElPaso dhe Ohio. Lutjet dhe mendimet e mia për familjet e viktimave. Solidaritet me kombin e madh amerikan”, shkruan Ilir Meta
Sipas mediave amerikane agresori në Teksas është një i bardhë 21 vjeçar, i cili pak përpara sulmit kishte botuar një “manifest” ku mbështeste sulmet në Zelandën e Re dhe njëherësh fliste për një invasion hispanik të Teksasit./Foldrejt.com