Një total prej nëntë civilësh u vranë dhe 30 të tjerë u plagosën në një sulm me avion luftarak rus në një treg në zonën e de-eskalimit të Idlibit të Sirisë, sipas burimeve lokale të dielën, raporton AA, përcjell Fol Drejt.
Duke konfirmuar viktimat, grupi i mbrojtjes civile të Helmetave të Bardha tha se sulmi goditi tregun e perimeve në qendrën e qarkut Jisr al-Shughur.
Dyshohet se numri i të vdekurve do të rritet pasi të plagosurit janë dërguar në spital për trajtim.
Tre avionë luftarakë rusë u nisën nga baza ajrore Khmeimim në Latakia në orën 10.03 të mëngjesit me orën lokale dhe kryen sulme ajrore në tregun e perimeve në distriktin Jisr al-Shug, qendrën e qytetit dhe një fshat, sipas observatorit të avionëve të opozitës.
Në shtator 2018, Turqia dhe Rusia ranë dakord për ta kthyer Idlibin në një zonë de-eskalimi ku aktet e agresionit janë shprehimisht të ndaluara.
Megjithatë, regjimi sirian dhe aleatët e tij kanë thyer vazhdimisht kushtet e armëpushimit, duke nisur sulme të shpeshta brenda zonës.
Siria është përfshirë në një luftë të egër civile që nga fillimi i vitit 2011, kur regjimi i Bashar Asadit shtypi protestat pro-demokracisë me egërsi të papritur.
Qindra mijëra njerëz janë vrarë dhe më shumë se 10 milionë të tjerë janë zhvendosur, sipas vlerësimeve të OKB-së. /FolDrejt/