Rusia nisi një valë të re sulmesh ajrore kundër Kievit herët këtë mëngjes duke përdorur drone dhe raketa lundrimi.
Komanda ushtarake në kryeqytetin ukrainas njoftoi se njësitë e mbrojtjes ajrore ukrainase rrëzuan më shumë se 40 raketa armike, shkruan Reuters, përcjell Fol Drejt.
Në sulmin e 15-të ajror rus këtë muaj dhe sulmin e dytë radhazi në dy ditët e fundit, nuk pati dëme të mëdha apo viktima në Kiev, sipas zyrtarëve ukrainas, por në njoftimin e tij në kanalin Telegram, kryebashkiaku i Kievit Vitaly Klitschko shkroi se e kaluara nata ishte e vështirë./FolDrejt/