Ambasadorët e vendeve të G7 në Kiev shprehën indinjatën ndaj sulmeve raketore të Rusisë ndaj sistemit energjetik të Ukrainës dhe shpallën solidaritet me ukrainasit, transmeton Ukrinform, përcjell Fol Drejt.
“Ambasadorët e G7-ës në Kiev janë të tmerruar nga sulmet e vazhdueshme të Rusisë ndaj sistemit energjetik të Ukrainës në agresionin e plotë 9-mujor që Rusia po zhvillon kundër Ukrainës. Ne qëndrojmë me popullin ukrainas, duke ndarë së bashku me ta pikëllimin e tyre për jetët e pafajshme të humbura dhe duke u përballur me mungesën e ujit dhe rrymës ”, thanë ambasadorët.
Siç është raportuar, 70% e qytetit të Kievit ka mbetur pa energji elektrike për shkak të sulmit masiv të Rusisë ndaj objekteve energjetike të Ukrainës më 23 nëntor. Furnizimi me ujë është rikthyer në bregun e majtë të lumit Dnipro në Kiev. /FolDrejt/