Pala ukrainase ka raportuar për dëme materiale si shkak i sulmeve me dronë rusë, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Guvernatori rajonal Oleh Kiper thotë se sulmet me dronët rusë kanë dëmtuar infrastrukturën e portit, , një kapanon gruri dhe ndërtesa administrative në rrethin Izmail të rajonit Odesa të Ukrainës.
Nga ana tjetër, Rusia thotë se furnizimi i Ukrainës me armë të uraniumit të varfëruar nga Shtetet e Bashkuara është një “akt kriminal”./FolDrejt/