I ngarkuari me punë i përkohshëm i Ambasadës së Danimarkës në Ankara, Age Sandal Möller, u thirr për herë të pestë në ministrinë e jashtme pas vazhdimit të akteve të djegies së Kuranit para Ambasadës së Turqisë në Kopenhagë dhe ambasadave të disa vendeve të tjera muslimane, raporton Anadolu, transmeton Fol Drejt.
I ngarkuari me punë i ambasadës daneze në Ankara është thirrur në ministrinë e jashtme më 18 gusht, 21 gusht, 22 gusht dhe 23 gusht për shkak të veprimeve të djegies së Kuranit.
Sipas informacioneve të marra nga burime diplomatike, Möller u thirr për të pestën herë në ministrinë e jashtme pasi kanë vazhduar aktet e djegies së Kuranit para Ambasadës së Turqisë në Kopenhagë dhe ambasadave të disa vendeve të tjera muslimane.
Provokimet kundër Kuranit të Shenjtë në Suedi
Ndërsa sulmet kundër Kuranit janë intensifikuar në Suedi dhe Danimarkë kohët e fundit, lejimi i këtyre provokimeve është pritur me reagime.
Rasmus Paludan, politikani danez i ekstremit të djathtë dhe lider i Partisë Stram Kurs, vazhdoi provokimet e tij për djegien e Kuranit të Shenjtë në qytetet suedeze Malmö, Norköpin dhe Jönköping dhe në kryeqytetin Stokholm gjatë festave të Pashkëve në 2022.
Paludan dogji Kuranin përpara Ambasadës së Türkiyes në Stokholm më 21 janar dhe Ambasadës së Turqisë në Kopenhagë më 27 janar.
Sërish në Stokholm, Salëan Momika i vuri zjarrin Kuranit nën mbrojtjen e policisë përpara xhamisë së Stokholmit më 28 qershor, që përkoi me ditën e parë të Kurban Bajramit.
Momika shkeli Kuranin dhe flamurin irakian nën mbrojtjen e policisë përpara Ambasadës së Irakut në Stokholm më 20 korrik dhe para parlamentit suedez më 31 dhe më 14 gusht.
Po ashtu, Bahrami Marjan, me origjinë iraniane, dogji Kuranin në plazhin Angbybadet të Stokholmit më 3 gusht nën mbrojtjen e policisë.
Sërish nën mbrojtjen e policisë, personi i quajtur Momika kreu sulm ndaj Kuranit para ambasadës iraniane në Stokholm.