Dy shtetas amerikanë vdiqën së fundmi në rajonin Donbas të Ukrainës , konfirmoi të shtunën Departamenti i Shtetit.
Në një deklaratë për CNN, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit nuk dha asnjë detaj në lidhje me identitetin apo rrethanat e vdekjes së viktimave, por tha se “janë në kontakt me familjet dhe po ofrojnë të gjithë ndihmën e mundshme”.
“Në respekt për familjet në këtë kohë të vështirë, nuk kemi asgjë për të shtuar”, tha zëdhënësi, përcjell rtv21.tv
I pyetur në lidhje me gjendjen e Alexander Drueke dhe Andy Hunyh, dy amerikanë të kapur nga forcat ruse ndërsa luftonin në Ukrainë, zëdhënësi tha se ata “kanë qenë në kontakt me autoritetet ukrainase dhe ruse në lidhje me qytetarët amerikanë që mund të jenë kapur nga forcat ruse ose përfaqësuesit e saj”.
“Ne i bëjmë thirrje Rusisë që të përmbushë detyrimet e saj ndërkombëtare për t’i trajtuar të gjithë individët e kapur duke luftuar me forcat e armatosura të Ukrainës si robër lufte”, tha ai.