Të paktën 17 persona janë vrarë nga sulmet me raketa ruse në qytetin juglindor të Zaporizhzhia, thotë Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.
Dhjetëra të tjerë u plagosën dhe disa ndërtesa banimi u shkatërruan, shkruan BBC.
Qyteti është nën kontrollin e Ukrainës, por është pjesë e një rajoni që Rusia thotë se e aneksoi muajin e kaluar.
Zaporizhzhia është goditur në mënyrë të përsëritur në javët e fundit, pasi Rusia u kundërpërgjigj zonave urbane pasi pësoi disfata në jug dhe veri-lindje të Ukrainës.
Pjesë të rajonit të Zaporizhzhia, përfshirë termocentralin e tij bërthamor – i cili është rreth 52 km (30 milje) nga qyteti – kanë qenë nën kontrollin rus që nga fillimi i pushtimit.
Gazetari i BBC-së, Paul Adams, i cili ishte kohët e fundit në qytet, thotë se ndërtesat e goditura nuk janë objektiva të dukshme ushtarake dhe sulmet duken krejtësisht pa dallim./FolDrejt/