Raketat ruse kanë vrarë tre persona në qytetin jugor të Ukrainës, Kherson, ndërsa luftimet janë ndezur në rajonin lindor të Donetskut, ku Rusia bombardoi sërish qytetin kyç të Vuhledar, thanë zyrtarët ukrainas, raporton Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Më vonë të dielën, një raketë goditi një ndërtesë apartamentesh në qytetin verilindor të Kharkiv, duke vrarë një grua të moshuar, tha guvernatori rajonal Oleh Synehubov. /FolDrejt/