Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy njoftoi se një person ka humbur jetën në sulmin e ri që Rusia ka ndërmarrë kundër qytetit Zaporizhzhia, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në një postim nga llogaria e tij në Telegram, Zelenskyy tha se qyteti Zaporizhzhia përballet çdo ditë me sulmet ruse.
“Si pasojë e sulmit u shkaktua zjarr në një ndërtesë civile. Humbi jetën një person. Ngushëllime. Po ashtu ka edhe të plagosur. Personeli i shërbimit përkatës vazhdon punimet e nevojshme në vendngjarje dhe po shpëton njerëzit. Secili prej ushtarëve tanë që shkatërron pushtuesit afron drejtësinë dhe hakmarrjen për Ukrainën. Ukraina do të qëndrojë në këmbët e saj. Terrorizmi rus do të humbase në mënyrë të pashmangshme”, tha Zelenskyy.
Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Ihor Klymenko njoftoi se në sulm ka humbur jetën një grua ndërsa janë plagosur 9 presona të tjerë, njëri prej të cilëve rëndë.
Ditë më parë Ukraina njoftoi se Rusia kreu sulm ndaj qytetit Zaporizhzhia dhe se në sulm humbën jetën 3 persona dhe u plagosën 9 të tjerë.