Besim Musliu mbeti i vrarë nga bashkëfshatari i tij, Sh.R të shtunën mbrëma.
Në shkëmbimin e zjarrit që pati në Baks të Skenderajt, mbetën të plagosur edhe dy persona. përfshirë edhe vetë të dyshuarin kryesor, që u përcoll në QKUK, por që është jashtë rrezikut për jetë.
Policia u vë menjëherë në veprim, dhe gjatë bastisjes që bëri në shtëpitë e dy familjeve, gjetën edhe një Kallashnikov e një pushkë gjuetie, duke arrestuar edhe dy të dyshuar.
Të dielën në familjen Rexhepi nuk deshën ta komentojnë ngjarjen, e njëjtë bën edhe fqinjët e tyre.
Megjithatë, televizioni mëson se deri tek kjo tragjedi erdhi pas një zënke që nisi për shkak të vozitjes së shpejt të veturës nga një i ri i familjes Rexhepi. Ky i fundit i tregoi babait të tij për problemin që pati me mërgimtarin e familjes Musliu. Sipas familjarëve të viktimës i dyshuari kishte marr armën dhe kishte shkuar te shtëpitë e tyre dhe kishte shtënë me armë.
Ndërsa, i vrari u varros të dielën në fshat nga ora 17:00./KlanKosova/