Sulmi rus në një objekt të infrastrukturës energjetike pranë Kievit më 31 tetor shkaktoi ndërprerje të ujit për 80% të familjeve në qytet, sipas kompanisë së furnizimit me ujë Kyivvodokanal, shkruan The Kyiv Independent, përcjell Fol Drejt.
Punonjësit e shërbimeve komunale janë në vendngjarje për të rivendosur furnizimin sa më shpejt të jetë e mundur, thuhet në njoftim.
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko u kërkoi banorëve të rezervonin ujë nga pompat e rrugëve dhe dyqanet.
Rreth 350,000 apartamente në Kiev u shkyçën nga energjia elektrike menjëherë pas sulmit, tha Klitschko. Furnizimi me energji tashmë është rivendosur pjesërisht në lagjen Desnianskyi të kryeqytetit në bregun e majtë të Kievit. /FolDrejt/