Ai tha para mediave se sulmi nuk është sulm i organizuar nga hakerë të zakonshëm. Shefi i qeverisë shqiptare, ndër të tjera njoftoi se shërbimet për publikun në E-Albania janë rikthyer pasivisht.
“Kjo temë ka ngjall shqetësim të madh dhe ka përshkallëzuar një furi shpifjesh të një papërgjegjshmërie shumë të lartë lidhur me një agresion masiv kibernetik mbi Shqipërinë i cili kam kënaqësinë të them që është zmbrapsur përfundimisht. Shërbimet për publikun të E-Albania janë rikthyer pasivisht dhe tani mbetet një numër i vogël për t’u rikthyer që të plotësohet i gjithë kuadri i ndërveprimit dhe i punës së zakonshme të përditshme të nëpunësve që qëndrojnë pas ekraneve për t’iu shërbyer qytetarëve pa radha, pa kosto dhe pa asnjë bakshish”.