Prej datës 18 korrik sektori i krimit kibernetik në Policinë e shtetit dhe Prokuroria e Tiranës kanë nisur hetimet në lidhje me sulmin kibernetik ndaj platformës e-albania.
Në ndihmë të këtij hetimi kanë ardhur specialitë IT të huaj dhe shqiptarë që po riparojnë sistemin dhe gjetjet e tyre po ia dorëzojnë autoriteteve.
Top Channel mëson se deri tani janë evidentuar dy sulme të sinkronizuara që dyshohet se vinin nga 2 vende të ndryshme jashtë Shqipërisë. Me ndihmë të autoriteteve ndërkombëtare është vendosur sekuestro e 4 llogarive nga ku dyshohet se është sulmuar sistemi shqiptar në të njëjtën kohë.
Prej të mërkurës 1118 shërbime elektronike janë aktivizuar dhe janë funksionale. Ekspertet dhe hetuesit po kontrollojnë serverat për të verifikuar nëse sulmi kibernetik ka lënë pasoja në fshirje të dhënat apo tjetërsim të tyre.
Deri në këto moment nuk është konstatuar asnjë gjetje dhe verifikimi vijon. Në filtër të hetimeve janë edhe 107 shërbime elektronike të cilat vijojnë të jetë të mbyllura pasi rreziku konsiderohet ende potencial.
Sektori i Krimit kibernetik në Policinë e Shtetit po shkëmben informacion dhe me autoritetet partnere në Europë të cilat kanë pasur sulme të ngjashme në vendet e tyre./tch/