Shkrimtarja ukrainase, fituese e çmimeve, Victoria Amelina ka vdekur nga plagët e marra pasi një raketë ruse goditi një restorant picash në Kramatorsk të martën.
Kjo do të thotë se 13 persona, duke përfshirë tre fëmijë, janë konfirmuar tani se kanë vdekur si pasojë e shpërthimit.
Shoqata e Shkrimtarëve PEN Ukraine lëshoi një deklaratë duke thënë se mjekët “bënë gjithçka mundën për të shpëtuar jetën e saj, por fatkeqësisht plaga ishte fatale”./FolDrejt/