Dy punonjës të ambasadës janë në mesin e gjashtë viktimave të sulmit.
Grupi xhihadist i Shtetit Islamik mori përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës që ndodhi më herët pranë hyrjes së ambasadës ruse në Kabul, përmes një postimi në kanalin Telegram të ISIS, shkruan protothema, transmeton Fol Drejt.
Dy punonjës të ambasadës janë në mesin e gjashtë viktimave të sulmit pranë selisë së misionit diplomatik rus në kryeqytetin afgan, thanë autoritetet afgane dhe Ministria e Jashtme ruse.
Më shumë se dhjetë persona u plagosën gjithashtu në sulmin, i cili u nis nga një kamikaz i lidhur me eksploziv./FolDrejt/