Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka reaguar lidhur me rastin e djeshëm që ndodhi në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, ku janë sulmuar disa gazetarë, transmeton Fol Drejt.
“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), është duke analizuar situatën e fundit në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda”, në Gjakovë.
Menaxhmenti i ShSKUK-së, do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, konform kompetencave ligjore që ka, për të ofruar shërbime shëndetësore për qytetarët e rajonit të Gjakovës.
ShSKUK, e dënon veprimin e të punësuarve të Spitalit, që penguan punën e lirë të gazetarëve dhe medieve, duke garantuar dhe ofruar bashkëpunim të plotë me mediet dhe gazetarët.
ShSKUK, nuk ka qenë në dijeni për pengimin e gazetarëve, deri në publikimin e videos nga mediet.
Së shpejti do të bëhen publik hapat që do të ndërmerren në Spitalin e Gjakovës” – thuhet në reagim./FolDrejt/