Për Listën Serbe nuk ka tensione dhe konflikte në pjesën veriore, pavarësisht sulmit me armë mbi zyrtarët e Policisë së Kosovës në Liqenin e Ujmanit.
Ky subjekt politik ka theksuar se dënon çdo kërcënim të sigurisë “pavarësisht se nga cilës palë vjen”.
“Lista Serbe fton qytetarët që të mos bien në provokimin e Xhelal Sveçlës dhe autoriteteve nga Prishtina që janë duke provuar që t’i paraqesin njerëzit tanë në veri si të këqij, dhe t’i krijojnë vetes alibi për inkursione të dhunshme dhe keqtrajtime të popullit serb, nga Shtërpca në veri të Kosovës”, thuhet në njoftim.