Sipas tij, politika është dashur që t’i japë më shumë “zjarm” kësaj çështjeje.
“Unë mendoj që reagimi i Policisë nashta ka qenë i duhuri, por nuk ka qenë ndoshta reagim i duhur i politikës. Unë mendoj që politika është dashur ta bëjë menjëherë të madhe këtë temë edhe në Bruksel, edhe në Uashington, edhe në Berlin, edhe në Paris, edhe në Londër, edhe kudo. Sepse po e shohim se po sulmohet Policia e cila është e thirrur me ligje dhe Kushtetutë për me ofru sigurinë e qytetarëve të vendit. E prandaj, politika është dashur ndoshta që më tepër me i jap zjarm kësaj çështje në këto që janë të vendimmarrjes ndërkombëtare”, tha Demahasaj në “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.