Izraeli ka sulmuar Jabalia në Rripin verior të Gazës, duke vrarë pesë palestinezë, në mesin e tyre tre fëmijë, sipas raporteve të lajmeve lokale.
Forcat izraelite vazhdojnë të sulmojnë Rripin e Gazës me sulme ajrore për të dytën ditë.
Dhuna e fundit, është shpërthimi më serioz midis Izraelit dhe Gazës në pak më shumë se një vit, përcjell Klankosova.tv
Lufta 11-ditore në maj 2021 la të vrarë më shumë se 200 palestinezë dhe disa izraelitë, përpara se të binte dakord për një armëpushim.
Ushtria izraelite paralajmëron se ky operacion i fundit mund të zgjasë për një javë.