Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani i ka dënuar sulmet mbi spitalin baptist të Gazës, mbrëmjen e djeshme, shkruan Fol Drejt.
Sipas saj, për fat të keq, “janë civilët ata që vuajnë më shumë në çdo konflikt”.
“Është shkatërruese të shohësh pasojat në jetë njerëzore me qindra viktima civile pas bombardimit të një spitali në Gaza, duke përfshirë gra dhe fëmijë.
Jetët e pafajshme duhet të mbrohen. Fatkeqësisht, janë civilët ata që vuajnë më shumë në çdo konflikt” – thuhet në reagimin e saj në rrjetin social X.
It’s devastating to see the consequences in human lives with hundreds of civilian casualties following the bombing of a hospital in Gaza, including women & children.
Innocent lives must be protected. Unfortunately, it is the civilians who always suffer the most in any conflict.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 18, 2023
Egjipti, Jordania dhe shumë vende arabe, duke i përfshirë udhëheqësit palestinezë, kanë thënë se ky sulm i paprecedent i kryer mbi civilët e pafajshëm, duke i lënë të vdekur mbi 500 të tillë, është kryer nga forcat izraelite.
Në anën tjetër, zyrtarët izraelit i kanë mohuar pretendimet e tilla./FolDrejt/