Nga një sulm brutal me armë zjarri në Teksas të ShBA-së janë vrarë të paktën 19 nxënës dhe 2 në një shkollën fillore Robb në Uvalde.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Osmani përmes një postimi në Twitter ka shkruar se lutjet tona janë me familjet e nxënësve dhe të rriturve të cilët humbën jetën.
“E shkatërruar nga lajmi për të shtënat në një shkollë në Teksas. Lutjet tona janë me familjet e fëmijëve dhe të rriturve, jetët e të cilëve iu dhanë fund padrejtësisht. Ne ndajmë dhimbjen e popullit amerikan dhe pikëllimin me miqtë tanë në këtë kohë”, ka shkruar Osmani.