Sulmet me raketa ruse në natën e 22-23 korrikut shkaktuan dëme të konsiderueshme në Katedralen historike të Shndërrimit të Odesës, njoftoi administrata e qytetit, shkruan Kyiv Independent.
Ndërtesa u shkatërrua pjesërisht dhe një numër i faltoreve ortodokse u dëmtuan.
Katedralja i përket Kishës Ortodokse Ukrainase të Moskës – një degë e Kishës Ortodokse Ruse aktive në Ukrainë.
Katedralja u godit në një sulm të madh raketash gjatë natës që vrau një civil dhe plagosi 18 të tjerë, përfshirë katër fëmijë.