Andrey Kovatchev ka thënë se ata që ndodhen prapa sulmit terrorist të 24 shtatorit në Kosovë, duhet të sillen para drejtësisë, shkruan Fol Drejt.
Eurodeputeti bullgar nga Partia Popullore Evropiane (PPE) i angazhuar për Ballkanin Perëndimor, para deputetëve evropianë theksoi se të gjithë ata që janë përgjegjës për sulmin ndaj Kosovës duhet të sillen para drejtësisë.
Sipas Kovatchev duhet të ketë hetim të thellë se kush ishte prapa sulmit, kush ka dhënë urdhër dhe nga janë furnizuar me armatim.
Prapa kësaj situata ka thënë ai, fshehët interesi i Rusisë. Ajo, sipas tij, është e interesuar ta destabilizojë Ballkanin dhe duhet të jenë të kujdesshëm të mos lejojnë të ketë provokime tjera.
Ai po ashtu kërkoi nga KFOR-i që të ketë masa të tilla në mënyrë që të sigurohet se sulmi terrorist nuk mund të përsëritet.
Eurodeputeti nga Bullgaria po ashtu theksoi se dialogu është esencial për reduktimin e tensioneve, ndërsa siç tha ai qëllimi final i dialogut duhet të jetë njohja e plotë e Kosovës nga Serbia.
Kovatchev është shfaqur i prerë ndërsa i ka bërë thirrje Serbisë dhe lidershipit serb që të zgjedh anë, ose me vendet demokratike e BE-në ose me Rusinë./FolDrejt/
Bulgarian MEP Andrey Kovatchev:
🇷🇸 influence is still malicious in neighboring countries, not only in 🇽🇰, but also in 🇲🇰, 🇲🇪, and 🇧🇦.
Final goal of the dialogue should be full recognition of Kosovo by Serbia.
Serbia should choose a side, either with the EU or with Russia. pic.twitter.com/rQmuKkOcun
— Admirim (@admirim) October 3, 2023