Sulmet me dronë u kanë venë flakën dy fabrikave të mëdha nafte të drejtuara nga ndërmarrja shtetërore Aramco në Arabinë Saudite, thonë media shtetërore.
Pamjet treguan flakë dhe tym mbi Abqaiq, i cili ka fabrikën më të madhe në botë për përpunimin e naftës.
Një sulm i dytë me dron filloi gjithashtu në fushën e naftës Khurais në perëndim. Zjarret tani janë nën kontroll në të dy objektet, thanë media shtetërore. Ky nuk është sulmi i parë kundër fabrikave të naftës në Arabinë Saudite, pasi në 2006 ndodhi një sulm i marrë përsipër nga Al Kaida./Foldrejt.com