Dy persona janë sulmuar me armë në Gjilan.
Rasti u raportua gjatë ditës së djeshme, rreth orës 14:47, përcjell Fol Drejt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë. Njëri nga viktimat është dërguar në QKUK pasi që është i lënduar nga arma e zjarrit, ndërsa viktima tjetër pas tretmanit mjekësor është liruar”, njofton policia në raportin 24 orësh.
Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë, një thikë dhe tre gëzhoja. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./FolDrejt/