Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka njoftuar se adresat e tij elektronike, Facebook dhe Instagram kanë rënë pre e sulmeve kibernetike.
Përmes një postimi në Facebook, ai tha se llogaria e tij në Instagram është në posedim të sulmuesit kibernetik.
Ai poashtu bëri me dije se autoritetet e policisë janë të njoftuara.
Së fundmi, sulme kibernetike ka pasur edhe ndaj Klan Kosovës, disa mediave të tjera si dhe sistemeve shtetërore në Shqipëri, transmeton Klankosova.tv.
Postimi i deputetit Quni:
“Të nderuar,
Ju njoftoj se nga dje, prej sulmuesit kibernetik janë sulmuar adresat e mia elektronike, facebook dhe instagram.
Për momentin adresa ime në instagram gjendet në posedim të sulmuesit kibernetik.
Me rastin janë të njoftuara autoritetet e PK-së.
Faleminderit për mirëkuptim!”