Tre persona zyrtarë janë sulmuar nga shtatë persona të armatosur në Skenderaj.
Rasti u raportua gjatë ditës së djeshme, rreth orës 21:40, përcjell Fol Drejt.
“Tri viktimat meshkuj kosovarë janë sulmuar fizikisht nga 7 të dyshuar meshkuj kosovarë. Sipas viktimave, pesë (5) nga të dyshuarit ishin të armatosur me revole. Viktimave u është ofruar tretmani mjekësorë. Rasti ne procedure hetimore, te dyshuarit ne kërkim policor”, njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh./FolDrejt/