Detaje të reja kanë dalë në lidhje me atentatin që ndodhi mbrëmjen e sotme në Dobraç të Shkodrës nga ku mbeti i plagosur një person. Sipas burimeve për abcnews.al i plagosuri Dedë Planaj u qëllua shtatë herë me armë zjarri teksa ndodhej në karburantin ku punonte.
Mësohet se dy plumba e kapën në këmbë e krahë. Të shtënat me armë erdhën nga një person që ndodhej në një motor në ecje.
Te karburanti ku punonte 60-vjeçari i plagosur ndodhej dhe një punonjës tjetër. Ai i tha grupit hetimor se ishte brenda, dhe se nuk ka pare gjë dhe se ka dëgjuar vetëm krismat.
Dedë Planaj është djali xhaxhait i Bardhok Planajt që u ekzekutua para një viti me breshëri kallashnikovi.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një karburanti në lagjen Dobraç në segmentin rrugor Shkodër-Koplik.
Policia ka ngritur disa pika kontrolli në këtë zonë dhe në ndihmë pritet t’i vijnë pamjet e kamerave të sigurisë që ndodhen në këtë zonë si dhe po merren në pyetje dëshmitarët.
Autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të paditur duke qenë se në zonë ka disa rrugëdalje.
Bardhok Planaj, i cilësuar si “Kumbari” i Shkodrës është ekzekutuar mbrëmjen e 21 prillit 2021 rreth orës 21:10 me armë zjarri në rrugën Shkodër-Koplik.
Ai u qëllua me breshëri teksa ishte duke lëvizur me makinë, duke ndërruar jetë në vend./abcnews.al/