Paul Pelosi (82) bashkëshorti i kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, është sulmuar në shtëpinë e tij në San Francisco.
“Mëngjesin e sotëm, një sulmues hyri në shtëpinë e Pelosit në San Francisco dhe sulmoi Paul Pelosin”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Pelosit, Drew Hammill, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Sipas tij, sulmuesi në fjalë është në paraburgim dhe se shkaku i sulmit po hetohet. Hammill theksoi se Paul Pelosi është dërguar në spital dhe shpresohet që ai të shërohet plotësisht.
Ai tha se Nancy Pelosi nuk ishte në shtëpi në momentin e sulmit. “Nancy Pelosi dhe familja e saj falënderojnë të gjitha ekipet e zbatimit të ligjit dhe ekipet shëndetësore dhe kërkojnë që të ruhet privatësia e tyre”, theksoi Hammill.
Paul Pelosi u dënua me 5 vjet burg për një aksident në gjendje të dehur në maj.
Nancy Pelosi është zyrtarja më e lartë në SHBA pas presidentit, Joe Biden dhe zëvendës presidentes, Kamala Harris./FolDrejt/