Asocioacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se ekipi i RTV Dukagjinit është sulmuar në Zveçan, ku edhe i është dëmtuar vetura e dytë, raporton Fol Drejt.
“Ekipit të RTV Dukagjini gjatë raportimit në Zveçan i është dëmtuar vetura. Fatmirësisht raportohet se nuk ka të lënduar, në ndërkohë që kjo është vetura e dytë e këtij mediumi që është vandalizuar nga protestuesit lokalë.
Në vazhdën e ngjarjeve në komunat veriore të Kosovës, ky është sulmi i 16 në drejtim të mediave brenda dy ditësh.”, shkruan në komunikatën e AGK-së.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës theksoi se me shqetësim të thellë kërkon posaçërisht nga prezenca ndërkombëtare që të krijojë ambient më të sigurt për gazetarët, kameramanët, fotoreporterët dhe shoferët, që janë në krye të detyrës, e po raportojnë nga veriu i vendit. /FolDrejt/