Një sulm fizik ka ndodhur ndaj një viktime femër në komunën e Prizrenit, me ç’rast e njëjta ka raportuar që është sulmuar nga dy të dyshuara femra kosovare.
Rasti ka ndodhur pasditen e djeshme, rreth orës 17:45, në komunën e Prizrenit, transmeton Fol Drejt.
Në raportin e plotë 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se:
Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuara femra kosovare. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor. Të dyshuarat janë shoqëruar në stacion policor, lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit të dyshuarat të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt./FolDrejt/